Fatijona Bjaraj-Daulle malli

Dynjaja ish si dasmë, hafëz
Gëzim e lot shkojkan krah për krah
Edhe n’ditën që ma s’shumti qeshe
Dijka me t’ba n’za me kja


Daullet e hallkut, hafëz
Bijkan hareshëm plot gjallni
E daullet që bijnë për mu
Sall përmallim m’bajnë me ni


Hinin e mallit tem, hafëz
N’hapsinë e kam shpërnda
M’u ba nji tok me ajrin
Që me thithë pa ta mana ma s’ka


Telat e sazit tem, hafëz
M’u këputen n’atë ditë vjeshte
S’gjeta tjerë që taman i bijnë
N’mungesë t’tij edhe pisha lëshojka gjethe


Xerret e hinit t’mallit tem, hafëz
Gjethet e pishës i strehueme n’mrendi
Pa e ba hesap dimnin as verën
Qysh strehoi toka trupin e tij

Postime të lidhura