Fatijona Bajraj-Dimen malli

Dimni n’derë t’zemrës, hafëz
Shkallën e drunit e ka vnu
Po difton që arbaini i mungësës
Po vjen tuj hapnu


N’sini t’ashkut tem, hafëz
Hala brumi i mallit po gatuhet
Piqet n’oxhak t’gjynylit tem
Shtrohet n’sofër që e pritjes quhet


Durojka insani edhe untë, hafëz
Troshë pa ngranë, pikë uji pa pi
Po ma randë i vijka, hafëz
T’idhtat e mallit me i përbi


Hanë-hanë kenka dynjaja, hafëz
Udha e jarit m’qiti shpesh n’konak
Për me mbërri nurit e syve t’tij
Qënisa udhë si gjylpana n’kasnak


N’divanhane t’mërdhieme t’ashkut, hafëz
Vahidja sillet e difton n’kelam
Se pos përmallimit për çeshmi sijah
Kam sall bejtet që t’miat s’janë

Postime të lidhura