Biografia

Fatijona Bajraj, u lind me 30.07.1996. Që nga mosha e re e deri më tani ka qenë dhe vazhdon të jetë e lidhur me studimin e gjuhëve dhe veçanërisht atyre orientale dhe posaçërisht asaj turke. Që nga shkollimi fillor, të cilin e ndoqi në vendlindjen e saj në Runik, e shkollimin e mesëm në Skenderaj, interesimi i saj për dijen asnjëherë nuk u shua. Ky interesim bëri që t’i vazhdojë studimet për orientalistikë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Hasan Prishtina” ku ka përfunduar edhe ato postdiplomike. Për të vazhduar më pas me sdutimet postdiplomike në “Komunikim Masiv dhe Gazetari” në Kolegjin AAB si dhe “Gjuhë dhe Letërsi Turke” në Fakultetin Filologjik në Universitetit e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Fatijona që nga koha kur ishte studente filloi të merrej me përkthime letrare nga gjuha turke në gjuhën shqipe. Libri i saj i parë u botua në vitin 2018, në të njëjtën kohë filloi të botohej edhe në revista të ndryshme. Tashmë Fatijona është kryeredaktore e revistës “UJI” të cilën e boton Shtëpia Botuese “Frymëzimi”. Fatijona karrierën e saj si përkthyese po vazhdon ta zhvillojë, ku deri më tani është përkthyese e rreth dyzet librave nga gjuha turke.
Fatijona duke mos u mjaftuar vetëm me talentin e shfaqur në fushën e përkthimit filloi edhe të shkruaj prozë e poezi, gjë që në këtë të fundit e gjeti veten më shumë dhe filloi rrugëtimin e saj në vargjet e poezisë. Fatijona si një orientaliste e re padyshim që nuk u shkëput nga fushat e studimeve të orientalistikës e këtë e dëshmon më së miri tani me krijimin e saj në stilin e letërsisë alamiado duke sjellë në jetë Divanin e saj të shtatë me poezi të shkruara në rrafshin metafizik.
Përveç përkthimeve ajo ligjëron edhe në kurse si mësimdhënëse e gjuhës turke dhe gjuhës shqipe për të huaj. Duke mos u mjaftuar me kaq ajo tashmë e disa vite merret edhe me turizëm si udhërrëfyese vendore e licencuar, ku shoqëron turistët turq që vijnë për të vizituar Kosovën.
Ndër autorët më të rëndësishëm turq që ka përkthyer e që vlen të citohen janë: Abdurrahim Karakoç, Sabahattin Ali, Orhan Vali Kanik, Can Yucel, Cemal Safi, Necip Fazil Kisakurek, Yasar Kemal, Aziz Nesin, Namik Kemal etj. Duke mos lënë anash edhe autorët e kohëve të vjetra si Mevlana Xhelaleddin Rumi, Yunus Emre, Nesimi, Hafëz Shirazi, Sadi Shirazi, Omer Kayam etj.