Fatijona Bajraj-Me pas sabrin e pishës

Me pas sabrin e pishës

Që katër stinëve ju banë ballë

A thu, halin qysh e kishim pas?

A thu, udha ku na kish dalë?

Me pas sabrin e pishës

E me duru si ajo n’borë e n’shi

A thu, nefsin qysh e kishim pas?

A kishim me dal galib

n’fund t’udhës na ndaj tij

Me pas sabrin e pishës

Acarit edhe dillit fort me i qëndru

A thu, n’cilat makame mrri kishim

A thu, n’fund, udha neve na kish gzu

Me pas kanë si pisha e fortë

N’sabër, ashk e imtihan

A thu n’ahiret

Afër kujt kishim me kanë

Postime të lidhura