Fatijona Bajraj-Me t’prit
N’pritje tane prej n’ezel
Pa e ditë se çka po pres
Pa e ditë kah po shkoj
Hala vazhdoj… pres… pres… pres
Me t’prit ty koka e bukur
Aq sa asht edhe e idhtë pelim
Me t’prit ty që vjen n’zamanin e duhun
Me ardhje gjynylit m’i jep shërim
Me prit për takimin me ty
Koka si me ngarku kohën mbi shpinë
Tuj prit ardhjen tane me pa sabër
T’rrahunat e zemrës t’nalun s’dinë
Me t’prit ty i jemi xhanan
Koka si agjenusi para iftari
Me t’prit ty i jemi mashuk
Koka m’u ba vetë malli
Prej n’ezel kam prit për ty
Ani pse ti s’ja ki haberin
Deri n’ebedi kam me prit për ty
Jam muhtaç për ty si lulja për diellin