Fatijona Bajraj-Shpella e zemrës

N’dynja e kam mësu nji gja
Që e korrë atë që e mbjell
Ikja paska shumë udhë
Ma e largëta t’çojka n’shpellë


Ikëka insani prej gjithçkaje
E ma shumë ikëka prej vetes
Dikush ikëka prej tutës
E dikush edhe prej t’vërtetës


Ma mësoi jeta udhën e gjatë
Ama e ikjes nuk kesh kurrë
Eca udhës tem t’ashkut
E gjakueme mbi çdo gurë


N’fund t’udhës rashë n’shpellë
Jo t’malit, po t’zemrës tem’
Tan sekretet që s’un i diftova
I varrosa n’ta shumë thellë


Shpella ke streha e parë e insanit
Po dertin e jarit tem s’un ma strehoi
M’ra sipër gjoksit bjeshka e mali
Unë prapë n’zvarritje malli ecjen vazhdoj


Hina n’shpellën e zemrës teme
Me strehu kit’ ashk që m’djeg mrensinë
Nji gja ma mësun gurët e ftohtë
Që insani edhe kur ikë asht me dashtuninë.

Postime të lidhura