Fatijona Bajraj-Këmisha e fundit

Lamna këmishën me ujë t’pishës
Këmishën e fundit që e vesh n’dynja
Këmishë që mlon tanë trupin
Po që pulla s’e ka asnja


Era e saj misk le t’m’përcjellë
T’zhveshun prej dynjallëkut
Bashkë me freskinë e saj
M’gjallnohet ashku i Hakut


Nashta nuk ia dola
Sabrin e saj me e pasë
Veç me sa takat pata
Shikajet n’zemër nuk lashë


Emanet po ua la, o dostan
Nën hijën e pishës m’bani makam
Se për mu n’kit dynja
Simbol i ashkut ajo m’u ba.

Postime të lidhura