Fatijona Bajraj-Ngo zemrën tem
Ngo zemren teme që kjanë
Ngo rënkimet e mia n’mes të natës
Lagu n’lotët e mi ma të rreptë se shiu
Sarhosh banu me gotën tem t’metun bosh
Hmm…mej, zatën asht ashku jot
Ej, jar! Jar , qe je zjermi jem, në t’cilin zhuritun jam
Ej, jar! Jar , qe je deti jem, në t’cilin fundosun thellë jam
Ej, jar! Jar , qe je drandofilli jem, me therrat e t’cilit gjakosun jam
Ej, jar! Jar, qe je helmi jem i ambël, me t’cilin helmu jam
Ej, jar qe je ashku, n’udhën e t’cilit, vetën fli kam ba
Për t’cilin s’kam dit’ mu lodhë tuj prit’
Për t’cilin s’kam mujt mu shu si qiri i shpresës
Si pafunsia për t’cilin s’mujta me u harxhu ,
Ngo n’bunar t’pafun pëshperitjet e mia, që i pëshpërita me dashuni